Google ADS

IKD: Ministria e Drejtësisë nuk i ka bërë publike pagesat për mbrojtësit në Speciale

19:04 | 29 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Hulumtuesi në IKD, Lavdim Bajraktari, ka deklaruar se shqetësimi i tyre kryesor është mbajta sekrete e të gjitha dokumentacioneve që kanë të bëjnë me pagesat, siç e theksoi ai – tashmë milionëshe, për mbrojtësit në Speciale.

“Kjo është kundër kushtetuese dhe kundërligjore, sepse kushtetuta e ka përcaktuar se të gjitha shpenzimet publike duhet u bazuar në parimet siç është llogaridhënia dhe transparenca, dhe me rastin konkret Ministria e Drejtësisë nuk është duke vepruar në bazë të këtyre parimeve”.

“Refuzimi për qasje në këto dokumente publike, MD është duke e bazuar në një vendim të ish kryeministrit Haradinaj, por e çuditshmja në këtë rast është se pikurish ai vendim nuk i ka klasifikuar apo bërë sekret këto informacione”.

“Përkundrazi, aty shumë qartë thuhet që informacionet sekrete që ndërlidhen me Gjykatën Speciale – në këtë rast përjashtohen vetëm shpenzimet për mbrojtësit e Speciales”, deklaroi Bajraktari./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme