Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

18:12 | 29 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i vranët.

Do të ketë reshje të shiut dhe intervale me diell, transmeton arbresh.info

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu. Reshjet më intensive do të jenë në Dukagjin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë më e fuqishme.’/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme