Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me tërmetin që goditi sot Kroacinë. Sipas Ramës, ai u ka përcjellë solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç, Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja.
Më tej Rama shton se Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmet i fortë
“U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç&Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmet i fortë “ shkruan Edi Rama.
Tërmeti në Kroaci u regjistrua në orën 12:19 dhe ishte 6.3 ballësh. Lëkundjet u ndien në të gjithë vendin, por edhe në Bosnjë Hercegovinë, Slloveni, Serbi dhe madje në Itali.
Lëkundjet të cilat zgjatën të paktën 20 sekonda, në një thellësi prej 10 km i morën jetën një të miture në moshën 12 vjeçare dhe më vonë u njoftua se numri i viktimave shkoi në 5 në Kroaci, 4 prej tyre në qytetin e Glinës.
Ndërkohë të paktën 20 vetë u plagosën në Sisak, dy prej tyre gjenden në gjendje të rëndë./TCH
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...