Google ADS

Ibrahimovic synon rikthimin kundër Cagliarit

16:23 | 29 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Sulmuesi i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic do të bëjë disa testime dhe shpreson të rikthehet ndaj Cagliarit me 18 janar.

Sipas Sky Sport Italia, suedezi është duke pasur disa probleme me lëndimet e shpeshta, transmeton lajmi.net.

Zlatan ka munguar që nga fitorja ndaj Napolit dhe pritet të rikthehet kundër Cagliarit me 18 janar.

Klubi nuk dëshiron ta rrezikojë 39-vjeçarin, andaj më shumë mundësi ky i fundit do humbas sfidën kundër Juventusit.

Kontrata momentale Ibrahimovicit i skadon në qershorin e vitit 2021, por “Rossonerët” duan ta mbajnë më gjatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme