Është shënuar një numër rekord i rasteve pozitive me koronavirus në klubet e Premierligës, në rundin e fundit të testimit të martën, njofton liga elitare angleze.
Janë shënuar 18 raste pozitive në mesin e lojtarëve dhe stafit në klubet e Premierligës, që është numër rekord deri tani këtë sezon.
Në përgjithësi, në rundin e fundit nga 21 deri më 27 dhjetor u testuan 1.479 lojtarë dhe anëtarë stafi, 18 prej të cilëve dolën pozitivë dhe u vetizoluan.
Ndeshja e djeshme mes Evertonit dhe Manchester City u shty për shkak të përhapjes së madhe të rasteve me COVID-19 në skuadrën e City. /Gazeta Express/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person