Kai Havertz ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në pjesën e parë të sezonit 2020/21 në Premierligë, pas transferimit të bujshëm nga Bayer Leverkusen në verë.
Si pasojë ai po cilësohet si një blerje e dështuar, veçanërisht duke e marrë parasysh faktin se klubi londinez i pagoi hiç më pak se 80 milionë euro për të.
Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme sezonin e kaluar te skuadra e Bayer Leverkusen, Havertz gjatë afatit kalimtar të verës u transferua te skuadra angleze Chelsea.
Klubi anglez shpenzoi 80 milionë euro për të nënshkruar me gjermanin, duke e bërë atë transferimin më të shtrenjtë të verës.
Por, pas transferimit të tij te skuadra londineze, 21-vjeçari ka pësuar rënie në formën e tij, duke arritur të shënoi vetëm një gol në 14 ndeshje të luajtura në Premierligë.
Ai u cilësua si një talent i madh dhe kërkohej nga shumë skuadra, pasi që sezonin e kaluar me skuadrën gjermane kishte arritur të shënonte 18 gola dhe nëntë asistime./Gazeta Express/
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë