Një tërmet i fortë që goditi Kroacinë me magnitudë 6.2 kishte epiqendrën afër Petrinja, por ai u ndie fuqishëm në të gjithë vendin.
Dhe sipas mediave kroate, skenat e para nga Petrinja janë të frikshme – ka shumë shkatërrime – dëgjohen britma dhe ka të plagosur si dhe të vdekur.
Siç bëhet e ditur më tej, një fëmijë gjeti vdekjen në Petrinja, konfirmoi kryetari Darinko Dumboviq. Bëhet fjalë për një vajzë 12-vjeçare.
“Sikur në Hiroshima, gjysma e qytetit e dëmtuar. Tani jam para një vajze që vdiq, po presim ndihmë”, ka thënë Dumboviq.
“Ne nxorëm një fëmijë të vogël katërvjeçar, qyteti është shkatërruar, ju nuk mund të jetoni më në të. Fatkeqësi, nënat qajnë për fëmijët e tyre. Ne kemi nevojë për ndihmë, kemi nevojë për shërbime të urgjencës”, ka bërë thirrje ai.
Rrugët e Petrinja janë plot me rrënoja, një numër i madh i ndërtesave janë dëmtuar dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve, raportoi televizioni H1.
Të gjitha brigadat e zjarrit në dispozicion nga Zagrebi janë duke udhëtuar për në Petrinja, ku shërbimet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po kërkojnë rrënojat me duart e tyre të zhveshura. /Telegrafi/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...