Në shenjë falënderimi për punën e palodhshme të mantelbardhëve, Klubi “Alpin Prishtina” së bashku më pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i kanë vendosur vetës si sfidë lëshimin me litarë nga ndërtesa e objektit të Elektrokosovës.
Shiu nuk ata të kryenin misionin e tyre si shenjë respekti për të gjithë mantelbardhët, e në veçanti për stafin te Klinikës Infektive, të cilët që nga shfaqja e pandemisë, kanë punuar pa ndalur për t’i dal në ndihmë pacientëve të prekur nga Covid-19, raporton arbresh.info.
Puna e palodhshme e stafit shëndetësor të Kosovës të cilët janë dhe vazhdojnë të jenë në krye të detyrës përballë pandemisë, posaçërisht stafit të Klinikës Infektive, u ba shkak i këtij organizimi.
Përmes këtij aktiviteti, këta persona po mundohen ti falënderojnë personelin shëndetësor për punën e palodhshme./arbresh.info/
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë