Autoudhët, rrugët nacionale dhe ato rajonale të miërmbajtura nga Ministria e Infrastrukturës, vazhdojnë të jenë të lira për zhvillimin normal të komunikacionit rrugor, pavarësisht ndryshimeve atmosferike.
Bazuar në të dhënat e ekipeve të cilat veprojnë në teren, MI informon si në vijim:
-Të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës janë krejtësisht ët lira për qarkullim. Mirëmbatja dimërore po vazhdon në baza ditore në këtë rajon.
-Reshje të shiut dhe reshje të lehta bore ka në viset malore të rajonit të Pejës, por, pavarësisht ksëaj, të gjitha rrugët në këtë zonë janë të lira për qarkullim.
-Krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët në rajonin e Ferizajt.
-Poashtu, edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Gjilanit është krejtësisht e lirë për qarkullim.
-Zhvillim normal i komunkacionit rrugor po zhvillohet edhe në rajonin e Gjakovës.
-Në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë, Dragash-Brod dhe Tyrbe-Zaplluzhë të rajonit të Prizrenit, është intervenuar me shpërdarje të kripës. Komunikacioni është duke u zhvilluar normal në këtë rajon dhe siguria mbetet stabile.
Në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova” po bëhet shpërndarja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese. Përndryshe, të gjitha autoudhët në territorin e Kosovës janë krejtësisht të qarkullueshme.
Ministria e Infrastrukturs bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion, njëkohsisht mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirsive eventuale./arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...