Revista “Billboard” ia numëron sukseset Dua Lipës

09:29 | 29 Dhjetor 2020
A. B.

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, po e përmbyll një vit të mbushur me suksese për sa i përket muzikës.

Albumi i saj “Future Nostalgia” është albumi i dytë më i dëgjuar i vitit në Spotify, një kategorinë e artisteve femra, shkruan portali arbresh.info

E teksa përjetoi një vit pa koncerte dhe shfaqje me audiencë, Dua Lipa prapëseprapë ia arriti të mbijetojë, madje ajo është nominuar për gjashtë çmime të rëndësishme në “Grammy Awards 2021”.

E së fundmi revista “Billboard” ka vendosur të bëjë një përmbledhje të arritjeve e cila kryesoi në disa lista të ndryshme.

Këngëtarja u radhit numër 1 në ‘Top Artist’, numër 1 ‘Dance/Mix Show Airplay Artist”, teksa ripostoi postimin e revistës në profilin e saj të Instagramit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme