Autoritetet shëndetësore indiane thonë se gjetën gjashtë pozitivë me llojin e ri të koronavirusit, të cilët ishin kthyer nga Britania javët e fundit.
Lloji i ri më infektues i koronavirusit ka nxitur një valë paniku dhe mbyllje kufijsh në të gjithë botën.
Të gjashtë pacientët janë mbajtur në izolim, tha Ministria e Shëndetësisë e Indisë në një deklaratë të martën.
“Kontaktet e tyre të ngushta janë vënë gjithashtu në karantinë”, thuhej në deklaratë.
Me më shumë se 10 milionë raste, India është e dyta pas SHBA-së në listën e infektimeve nga koronavirusi.
Gati 150,000 njerëz vdiqën në Indi. Të martën u regjistruan 16,432 raste të reja të virusit, një rënie e shpejtë nga gati njëqind mijë raste në ditë sa ishte në shtator.
India ka pezulluar të gjitha fluturimet nga Britania deri në fund të muajit, por rreth 33,000 pasagjerë kishin fluturuar nga fundi i nëntorit, para se të hynte në fuqi kjo masë, tha ministria.
Nga ato udhëtime, 114 njerëz rezultuan pozitivë për koronavirus dhe mostrat e tyre po kontrolloheshin nëse ishin të variantin të ri, i cili është zbuluar në të gjithë pjesët e Europës dhe Azisë, tha ministria.
Autoritetet shëndetësore presin që të fillojnë një vaksinim për rreth 300 milionë njerëz në fillim të muajit tjetër.
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...