Infermieri i QKUK-së, Enlirat Duraku, ka më shumë se dy javë që ka hyrë në një grevë urie.
Ai kërkon rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesën e orëve shtesë dhe puna gjatë vikendeve, dhe pagesën e rrezikshmërisë.
E, Duraku për arbresh.info tha se, nuk do të ndalet nga kjo grevë deri në realizim të kërkesave ose vdekje.
Ai tregon se aktualisht shëndetin e ka të detioruar, i plogësht, dhe më dhimbje të mëdha.
“Aktualisht shëndetin e kam të detioruar, i plogësht, me dhimbje të mëdha. Sot është dita e 20-të. Nuk ndalem deri në realizim ose vdekje. Ndërsa një̈ ditë e kam ndërpre i mashtruar si dhe për hirë të mikes sime Lirije Beqiri, Kordinatore për Infermieri në QKUK”, tha ai.
Sipas tij mos mbështetja e kolegëve të tij në këtë grevë është sepse kanë frikë.
“Kanë frikë̈ ose janë̈ të kënaqur me këto kushte. Sqarim : Unë vërtet kam bërë thirrje të më bashkëngjiten në grevë , mirëpo as kaherë̈ mos me e ndëshku qytetarin për shkak të pasivitetit politik dhe institucional”, ka deklaruar Duraku.
Ai thotë se nuk e ka kontaktuar as Hoti, e as Zemaj, dhe sipas tij duhet të ju vij turp.
“Jo nuk më kanë kontaktuar, për ketë duhet të ju vij turp, prej datës 06/11/2020 kur mu ka imponu udhëheqja e Klinikës COVID 3, asnjë̈ ditë nën 18 orë nuk kam punuar aty deri sa u infektova, tani Lirije Beqiri as që e hap tel kur e thërras ose i shkruaj, si duket Valbon Krasniqi nuk është mësuar me ia prish fjalën, të paktën kështu thuhet që ai ka thënë mos dil në punë 14 ditë edhe pse jam negativ. Duke u shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve si dhe shërim të shpejtë atyre që janë̈ të infektuar”, ka thënë ai./arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, bashkë me ta Kos...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...