Vdes aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje

08:17 | 29 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shefki Kaqanolli.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai ka thënë se Kaqanolli ishte aktivist i dallur e punëtor i zellshëm.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes, Shefki Kaqanolli. Ai ishte aktivist i dalluar, punëtor i zellshëm, e njeri i urtë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, aktivistëve të Lëvizjes dhe gjithë atyre që e njohën”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme