Ish-ambasadori në Kombet e Bashkuara, Agim Nesho ka folur në lidhje me miratimin e dekretit të Greqisë për zgjerimin me 12 milje në Jon. Nesho është shprehur se kjo është një e drejtë e vendit fqinj por që për shkak të pengesave ka ngelur në heshtje.
“Gjykata ndërkombëtare thotë se çdo negociatë që bëhet mund të jetë kundër asaj që është vendosur deri më tani. Ajo që kërkon Greqia janë të gjithë zhvillimet që kanë ndodhur në Mesdheun Lindor dhe ka kërkuar që tashmë të ketë një koordinatë përcaktuese.
Rritje prej 12 miljesh që tashmë nuk është më 6 milje ne na prek në zonën veri të Korfuzit dhe në ishujt që janë shumë afër Shqipërisë dhe ashtu siç pretendon Greqia që do me ju dhënë sovranitet të plotë për mendimin tim problemi i parë që diskutohet është mënyra se si republika e Shqipërisë e realizon këtë.
Këtu kemi një tendenca për për ndryshuar këtë raport që i takon Shqipërisë për shfrytëzimin e zonës ekonomike që ka në det, duke u shtrirë dhe dhënë të njëjtën vlerë ishujve në veri të Korfuzit kjo patjetër që na prek.
Marrëveshja është bërë dhe po të shikosh se në parlamentin e Greqisë kryeministri ka thënë se para se ë merrej vendimi për shtrirjen me 12 milje kemi arritur një marrëveshje paraprakisht me Shqipërinë dhe me Italinë. Greqia si çdo vend tjetër ka të drejtën për një shtrirje të tillë, është penguar nga kjo e drejtë jo vetëm nga Turqia por dhe nga fuqitë e mëdha botërore si SHBA dhe kjo ndodhi tani për shfrytëzimet e fund detit, si një zonë ekonomike. Para se të deklarojë këtë duke respektuar dhe konventën e ’82 ku çdo shteti i njihen deri në 12 milje detare që është maksimumi. Greqia deri më tani nuk e kishe ushtruar një gjë të tillë”, ka thënë Nesho për abc news.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut