Meta apel të rinjve: Mos u ankoni duke pirë kafe, reagoni, largimi nga vendi është dezertim

23:14 | 28 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Presidenti Meta i bëri thirrje të gjithë të rinjve që të bashkohen për të sjell ndryshimin në Shqipëri. Ai tha se të rinjte nuk duhet të ankohen duke qëndruar në kafe por të jenë të zëshëm dhe të bashkohen brenda shkollave, universiteve, grupeve të interesit etj për të shtuar presionin ndaj qeverisë.

“Nuk është e thënë patjetër brenda një force politike. Ata, ndryshimin mund ta bëjnë duke ushtruar një ndikim dhe një presion më të madh, duke u bashkuar brenda shkollave, brenda universiteteve, duke rritur presionin edhe si shoqëri civile, përmes grupeve të interesit. Por duke u bërë të zëshëm, duke qenë prezent, jo duke u ankuar në kafe, apo përpara kompjuterit”, tha ai.

Meta shtoi se të rinjtë i kanë të gjitha mundësitë të reagojnë dhe të mos presin më nga kjo klasë apo elitë politike, që të zgjidhë problemet e tyre.

“Është një përgjegjësi që ata, duhet ta marrin për veten e tyre dhe për të ardhmen e vendit, sepse largimi nuk është zgjidhje.Largimi është dezertim nga Shqipëria europiane si projekt, sepse ata mund të gjejnë një punë më të mirë në çdo vend që mund të shkojnë, por,  atje do të jenë thjesht një statistikë.Asgjëkundi nuk do të gjejnë Atdhe”, shtoi Meta./vizionplus/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme