Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se janë në bisedime brenda subjektit të LDK për të dalë me një kandidat për kryeministër në zgjedhjet e reja.
“Gjithsesi LDK do ta ketë kandidat edhe ne jemi në një proces të ndërtimit të një konsensusi të këtij kandidati. Besoj që atë konsensus do ta arrijmë pa problem dhe do të kandidojmë me kandidatin më të mirë që mund të ketë LDK. Meqenëse që dy ditë kemi filluar procesin e biseda. Do ta diskutojmë edhe me strukturat dhe shumë shpejt do ta arrijmë konsensusin. Por kemi emra mjaft të mirë. Nuk po përmendi emra. Unë nuk do të jem”, tha ai në emisionin Pressing në T7.
“Nuk po permendi emra. Por mund te jete edhe ai qe ju po e permendni(Kujtim Shala), është një njeri i respektuar), ka thënë Veliu pas pyetjes së drejtuesit të emisionit Pressing, se a do të jetë Kujtim Shala kandidat për kryeministër.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...