Administrata Tatimore e Kosovës me datën 24.12.2020, ka pranuar Aktgjykimin me numër 2019:291344, të marrë me datë 11.12.2020 nga Departamenti Special-Gjykata Themelore në Prishtinë.
Në këtë Aktgjykim Prokurori i Shtetit në mungesë të provave, tërhiqet nga ndjekja penale kundër të akuzuarit Safet Krasniqi, pasi nga provat e administruara nuk është vërtetuar se i njëjti ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, apo që nuk i ka përmbushur detyrat e tij të përcaktuara me ligj. Tutje në këtë aktgjykim thuhet se z.Krasniqi nuk i ka shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës.
Bazuar në këtë Aktgjykim është vërtetuar se zyrtari në fjalë i akuzuar ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe të gjitha veprimet janë bërë në koordinim me prokurorin e çështjes dhe se i njëjti ka qenë i përfshirë dhe i njoftuar për të gjitha veprimet e inspektorëve hetues.
ATK bënë të ditur për opinionin publik se rasti ka të bëj me Aktakuzën të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, PPS.nr.09/19.
ATK njofton opinionin publik se veprimet e ndërmarra nga zyrtaret e ATK-së lidhur me këtë rast, por edhe për rastet e mëhershme të zyrtarëve të hetuar të bëra publike në media, kanë qenë në harmoni të plotë me ligjin, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni