Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar sot në Podujevë, për ta uruar Shpejtim Bulliqin, për marrjen e mandatit në krye të komunës.
Sipas komunikatës së Komunës, Osmani e ka uruar kryetarin Bulliqi për marrjen e besimit të qytetarëve llapjanë për të udhëhequr me Komunën e Podujevës dhe i ka uruar suksese në realizimin e objektivave dhe projekteve me interes për qytetarët llapjanë.
Bulliqi e ka falënderuar Osmanin për vizitën dhe ka premtuar bashkëpunim institucional dhe angazhim në realizimin e projekteve, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Podujevës.
Pas takimit, Bulliqi dhe Osmani kanë bërë homazhe te shtatorja e dëshmorit Ali Ajeti dhe te shtatorja e dëshmorëve të UÇK-së, komandantit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci. /Telegrafi/
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...