Qeveria gjermane rinovon ftesën për qytetarët për të shmangur të gjitha udhëtimet e panevojshme brenda Gjermanisë dhe jashtë saj, deklaroi sot Ulrike Demmer, zëdhënësja e kancelares Angela Merkel.
“Dinamika e përhapjes së virusit varet nga sjellja e secilit prej nesh dhe çelësi mbetet zvogëlimi i kontakteve, i vlefshëm edhe për Vitin e Ri”, shtoi ajo.
Numrat e Covid-19 mbeten përgjithësisht akoma shumë të larta.
”Sot ne kemi tejkaluar 30 000 viktima”, theksoi Demmer.
Përballë të dhënave nga instituti ”Robert Koch”, të cilat tregojnë megjithatë një reduktim të infeksioneve të reja, Demmer ka kujton efektin e shkaktuar nga pushimet, ku njerëzit u testuan më pak.
”Për të pasur një pamje realiste të situatës ne duhet të kapërcejmë Vitin e Ri dhe të presim ditët e para të janarit. Raportet nga spitalet tregojnë vështirësinë e situatës dhe urgjencën e masave”, përfundoi ajo.
Më 5 janar Merkel do të takohet me kryeministrat e landeve për konsultime të reja./ATSh/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...