COVID-19, 83 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

17:11 | 28 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë bërë 700 testime dhe janë regjistruar 83 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 44 janë në Shkup, Kumanovë 3, Dibër 2, Shtip 5, Prilep 6, Tetova 3, Veles 4, Manastir 5, Kavadar dhe Gostivari nga 1 rast, Strumicë 2, Negotinë 3 dhe nga një rast në Kriva Pallankë, Dellçevë, Resnjë dhe Kratovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sot ISHP regjistroi 419 pacientë të shëruar dhe 11 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur dy janë nga SHkupi, dy nga Manastiri nga një në Kavadari, Velesi Gostivari, Gjevgjelia, Strumica, Radovishi dhe Kriva Pallankë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni gjithsej me COVID-19 janë diagnostifikuar 81.804 persona, ndërsa prej tyre 59.650 janë shëruar dhe 2.456 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 19.698./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme