Kreu i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se pandemia e COVID-19 nuk do të jetë e fundit që do të kalojmë.
Ai e ka folur mbi këtë çështje në fjalimin virtual në Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epideminë, e cila dhe do të mbahet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
“Në 12 muajt e fundit, bota jonë është kthyer përmbys. Ndikimet e pandemisë shkojnë shumë përtej vetë sëmundjes, me pasoja të mëdha për shoqëritë dhe ekonomitë. Historia na tregon se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit” tha kreu i OBSH-së.
Ghebreyesus ka paralajmëruar të gjitha vendeve të investojnë në kapacitete për të parandaluar, zbuluar dhe zbutur emergjencat e të gjitha llojeve, edhe nëse do të jetë një tjetër pandemi globale qe do të na godas.
Aktualisht numri total i rasteve të infektimeve nga koronavirusi ka arritur 81,150,518, ndërkohë që numri i viktimave është 1,772,114 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë vaksinimi ka nisur në shumë vende të botës.
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...