Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2021

15:20 | 28 Dhjetor 2020
M. A.

Kuvendi i Kosovës ka votuar Projekligjin për ndarje Buxhetore për vitin 2021.

Pas një debati të ashpër mbi ndarjet buxhetore mes pozitës dhe opozitës, Projektbuxheti ka kaluar me 64 vota për.

Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje projektligjit të Buxhetit, ndërkaq Vetëvendosje ka votuar kundër.

Nesër në ora 14:00 do të mbahet seanca e ardhshme që Projektbuxheti të vendoset në pikën e ditës për lexim të dytë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme