Google ADS

Bajqinovci: Erdhi fundi i juaj 20 vjeçar

13:58 | 28 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka thënë se tashmë i ka ardhur fundi qeverisjes 20 vjeçare të pushtetit aktual.

Bajqinovci tha se kjo periudhë e mbushur plot skandale dhe afera korruptive.

“I erdhi fundi qeverisë ilegale, skandaloze, korruptive dhe tmerrësisht të keqe. Ky është fundi juaj 20 vjeçar i keqpërdorimeve dhe keqmenaxhimit institucional”.

Deputeti i Vetëvendosjes nuk ka folur akoma në seancën e sotme ku pritet të votohet buxheti i vitit 2021.

Reagimi i tij erdhi me anë të një shkrimi në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme