Google ADS

Haradinaj pas tërmetit në Kroaci: Bashkëndjejmë dhe jemi pranë shtetit mik

13:46 | 28 Dhjetor 2020
V. S.

Një tërmet prej 5.2 shkallë Rihter ka goditur sot pjesën veriperëndimore të Kroacisë.

Pas kësaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar, raporton arbresh.info

Haradinaj,  ka thënë se kjo është një ditë e vështirë për Kroacinë dhe lajm i dhembshëm për të gjithë.

Postimi i plotë:

“Ditë e vështirë për Kroacinë. Lajm i dhembshëm për të gjithë ne, që i kemi përjetuar edhe vet pasojat e tërmeteve. Institucionet dhe populli i Kosovës bashkëndjejnë dhe i qëndrojnë pranë popullit dhe institucioneve të shtetit tonë mik për ta përballuar këtë fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/

Pamje nga tërmeti që goditi Kroacinë – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme