Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati, thotë se Kuvendi do të duhej të miratojë zgjatjen buxhetore, për shkak se Kushtetuesja me automatizëm do ta shpërndajë Kuvendin, dhe të shmanget një krizë buxhetore.
“Projektbuxheti u miratua sot në Komisioni dhe ju rekomandua Kuvendi për votim në seancë. Lus Kuvendin dhe deputetët që të marrin parasysh si mocion përmbajtjesor që të evitojnë ndonjë krizë buxhetore në të ardhmen”, është shprehur Murati.
Sipas tij, Kushtetuesja sot apo nesër do të dorëzojë vendimin.
“Ne sot mundemi ta miratojnë zgjatjen e buxhetit deri në mars, pasi që edhe në lexim të dytë duhet të diskutohen ndryshimet, dhe ne po presim aktgjykimin e Kushtetueses, dhe kurdo që e marrim mbetet pa u miratuar buxheti, për shkak se me automatizëm shpërbëhet Kuvendi. Kushtetuesja do të sjellë vendimin sot, apo nesër”, është shprehur Murati./arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...