Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka rënë në 151, që e shënon uljen më të madhe në dy muajt e fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të cilin janë të përfshira emergjencat civile dhe institucionet shëndetësore në nivel lokal dhe regjional.
Ismajli ka thënë se edhe pse ka rënie të infeksionit në Gjilan, kujdesi kundër përhapjes së virusit duhet të vazhdojë të jetë i madh, që nënkupton bartjen e maskave, mbajtjen e distancës sociale dhe pastrimin e duarve.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan që nga fillimi i pandemisë është si vijon: nga 7797 testime, 3070 persona kanë rezultuar pozitivë, 2825 janë shëruar plotësisht, 95 persona e kanë humbur betejën me virusin, 151 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID-19 janë 26 dhe 50 mostra janë në pritje për rezultat./arbresh.info/
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...