Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri, ka thënë se parashikimet politike janë pjesë e fushatës, por që ka shtuar se të gjithë duhet të tregohen realistë.
“Po e shoh se ka filluar koha e parashikimeve dhe deklaratave politike. Kjo është pjesë e fushatës, asgjë më shumë. Sidoqoftë edhe në fushatë njerëzit duhet të tregohen realist. Parashikimet euforike, në esencë tregojnë mungesë vetëdijësimi dhe maturie politike, ndoshta edhe ngarkesë.”, ka shkruar ai në Facebook.
“Një gjë po ua them të gjithë kolegëve nga të gjitha partitë: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është këtu si kur është vështirë, ashtu edhe kur është më lehtë. Në secilën temë qëndrojmë të palëkundur. Në këto zgjedhje hyjmë më të fortë se kurrë më parë.”, shtoi ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?