Pjesa e parë e aventurës në stolin e Juventusit për Andrea Pirlon ka qenë me emocione të alternuara.
Juventusi nuk është dominuese si në të kaluarën dhe varion që nga ndeshje entuziazmuese si ajo në “Camp Nou” apo në Parma, me zhgënjime si ndaj Crotones, Beneventos dhe Fiorentinës
Juve mbetet një kantier në ndërtim dhe në merkaton e janarit, klubi duhet të punojë për të eliminuar problemet e shfaqura në fushë, para së gjithash për mungesën e një alternative me peshë për sulmin që të mundësojë pak frymëmarrje më tepër për Moratan.
Në këtë aspekt drejtuesit bardhezinj po lëvizin me vendosmëri për të marrë sa më shpejt një tjetër lojtar në urdhrat e Pirlos që ka disa anësorë sulmi dhe lojtarë që ju pëlqen të nisen nga larg por i mungon një qendërsulmues zone. Një prej emrave më të nxehtë është Fernando Llorente që nuk ndihet mirë te Napoli.
Nuk do të jetë një tratativë e lehtë falë edhe përplasjeve jashtë fushe mes dy klubeve dhe nëse operacioni do të kryhet do të duhen disa javë për ta parë spanjollin sërish në Torino.
Juventusi gjithsesi po studion dhe një goditje cilësore, një bast për të cilin mund të shpenzojë pak duke gjetur një futbollist klasi, Mesut Ozil. Si tip lojtari nuk është ai që i mungon Pirlos, duke u nisur nga karaktersitikat, por gjermani është jashtë projektit të Arsenalit dhe nuk ka zbritur kurrë në fushë këtë sezon, ndaj me një kontratë që i skadon në qershor të 2021 mund të lirohet pa shumë probleme nga “topçinjtë” që nga ana e tyre do të kursenin një pagë të rëndë. Mesut Ozil dhe Cristiano Ronaldo kanë luajtur më parë bashkë te Reali dhe me çmimin e duhur mund të rezultojë një goditje e madhe për Juventusin për sa i përket cilësisë dhe eksperiencës ndërkombëtare që disponon.
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave