Paulo Dybala dhe Christian Eriksen mund të jenë dy transferimet e para të Mauricio Pochettinos te PSG-ja në muajin janar, shkruajnë mediat italiane.
Danezi është afër largimit nga “Giuseppe Meazza”, dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar Beppe Marotta më herët gjatë kësaj jave.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mund të bëhet shkëmbimi me Leandro Paredes.
Të dy klubet janë pajtuar që të bëhet ky shkëmbim i lojtarëve.
Erikseni u transferua në Itali në janar të këtij viti, ndërsa Paredes, ish-lojtar i Empolit dhe Romës, i kaloi tre vjetët e fundit jashtë elitës së futbollit italian.
Paulo Dybala i Juventusit është prioritet i ish-trajnerit të Tottenhamit tash e një kohë të gjatë. Ai provoi ta transferojë atë në Tottenham në verën e vitit të kaluar.
“Tuttosport” njofton se parisienët janë të gatshëm t’i shpenzojnë 60 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij, por “zonja e vjetër” kërkon 100 milionë euro.
Kontrata e Dybalas me Juventusin përfundon në vitin 2022.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...