Manchester City ka fituar në Etihad ndaj Newcastle United në kuadër të xhiros së 15-të të Premierligës.
City fitoi ndeshjen me rezultatin 2 – 0 me golat e Ilkay Gundogan 13′ dhe Ferran Torres 55′.
Pas ndeshjes, menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, u tregua modest sa i përket luftës për titull ku deklaroi se tani ndedhjet dhe rezultatet duken të quditshme, ai gjithashtu kritikoi Federatën angleze për kalendarin e ngjeshur.
“Ishte një ndeshje e vështirë dhe një kundërshtar i papërshtatshëm, kemi vuajtur ndeshjet e fundit sepse nuk kemi arritur të shënojmë”, tha ai.
“Sot loja që bëmë ishte e mirë, si në pozicionim ashtu edhe në intensitet. Duhej të shënonim më shumë, por e rëndësishme është që morrëm tre pikë”, tha spanjolli.
“Jo, ne javën e kaluar ishim në pozitën e 10-të në tabelë, është herët të flitet për titullin. Nuk kemi kohë për tu menduar, kemi ndeshje në tre ditë, lojtarët duhet të fokusohen prap”, shtoi ai.
“Nesër lojtarët duhet të rikuperohen dhe të përgatiten brenda një dite. Kjo pandemi na vë në një situatë ekstreme, por kështu i pëlqen Federatës angleze dhe ne duhet ta pranojmë atë”, përfundoi Guardiola./Arbresh.info/
Nesër fillon turi i koncerteve të Sabrina Carpenter, Columbu...
Nesër bëhet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar “E...
Arteta i ashpër në konferencë për media pas ndeshjes me Man ...
Soja nuk është vetëm për vegjetarianë – Proteinat e sa...
Margot Robbie tregon barkun e rrumbullakosur gjatë një paraq...
Muharrem Jashari asiston në ndeshjen e Cherkasyt