Google ADS

Portland fiton dramën ndaj Houston Rockets pas vazhdimeve

11:46 | 27 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Portland Trail Blazers – Houston Rockets ka qenë një ndeshje spektakolare e cila ka dhënë fituesin vetëm pas vazhdimeve.

Koha e rregullt ka përfunduar me rezultat të barabartë 113:113, teksa pas vazhdimeve Blazers triumfuan me dy pikë epërsi 128:126.

Rockets ishin duke triumfuar, por gjashtë sekonda para fundit të ndeshjes CJ McCollum shënoi një tre pikësh për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij.

CJ McCollum ishte basketbollisti më efikas në këtë takim për vendasit me 44 pikë, tri kërcime e tetë asistime.

Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dallua edhe Damien Lillard me 32 pikë e nëntë asistime si dhe Jusuf Nurkic që shtoi 12 pikë e 11 kërcime.

Tek skuadra mysafire James Harden shënoi 44 pikë, por që nuk mjaftuan për fitoren e ekipit të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme