Google ADS

Fillon vaksinimi kundër COVID-19 në Republikën e Çekisë

11:01 | 27 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Republika e Çekisë ka filluar vaksinimin kundër koronavirusit.

Kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babis është i pari që u vaksinua me vaksinën e Pfizer/BioNTech në Spitalin Qendror Ushtarak në Pragë.

“Vaksina e cila ka arritur në vend nga Bashkimi Evropian dje, është një shpresë për t’u rikthyer në jetën normale,” tha Babis para se të vaksinohej, transmeton arbresh.info

Emilie Repikova, 95, një veterane e Luftës së Dytë Botërore, është gjithashtu ndër të parët që u vaksinua.

Republika Çeke ka mbyllur të gjitha dyqanet jo-esenciale, si zbatoi një shtetrrethim më të rreptë nga dita e diele për të frenuar një rritje tjetër të rasteve me COVID-19, shkruan The Guardian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme