Të paktën tetë alpinistë janë konfirmuar të vdekur dhe disa të tjerë të zhdukur si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe ortekëve në malet Alborz në veri të kryeqytetit Teheran.
Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe në Iran (IRCS) ka njoftuar se deri më tani janë zbuluar tetë trupa, ndërkohë vazhdojnë përpjekjet e kërkimit për të zhdukurit e tjerë në ortekun e borës.
Që nga dje pas reshjeve të mëdha të borës dhe ortekëve, alpinistë të shumtë janë bllokuar në vendpushime të ndryshme të skijimit në malet në Ahar, Darabad dhe Kolakchal.
Numri i saktë i alpinistëve të vdekur dhe të zhdukur ende nuk dihet, por disa burime pretendojnë se numri mund të jetë me dhjetëra.
Zyrtarët në IRCS thanë se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për alpinistët e zhdukur, pavarësisht se përpjekjet janë të vështira për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.
Shumë familje që dje kanë kontaktuar njësinë e urgjencave të vendit, duke kërkuar informacion në lidhje me të afërmit e tyre të zhdukur.
Sipas zyrtarëvë të IRCS-së, disa alpinistë u shpëtuan nga një situatë e rëndë në male, pasi shumë prej tyre kishin neglizhuar paralajmërimet e lëshuara nga agjencia e motit.
Gjatë stinës së dimrit, ortekët në malet e Teheranit verior janë të zakonshme dhe shumë alpinistë kanë humbur jetën në këto male.
Teherani është i vendosur në ultësirën e maleve Alborz dhe kjo zonë ka shumë vendpushime të skijimit. Me fillimin e dimrit javën e kaluar, kushtet e motit janë të rrezikshme për ecje nëpër male./AA/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë