Vaksinimi kundër koronavirusit ka filluar gjatë ditës së sotme në Gjermani, disa orë pas dorëzimit të dozave të para, dhe sipas agjencisë së lajmeve AP, kjo lëvizje është në kundërshtim me planin për fillimin e koordinuar të fushatës së imunizimit në Bashkimin Europian të njoftuar për ditën e nesërme.
“Çdo ditë vonesë do të thotë një numër më i lartë i njerëzve të infektuar”, tha Tobias Kruger, drejtori i shtëpisë për të moshuarit në Halberstadt, ku edhe filloi vaksinimi sot, transmeton portal arbresh.info
Ai tha se 40 nga 59 përdoruesit e shtëpisë ishin vaksinuar, së bashku me dhjetë nga rreth 40 punëtorë, duke përfshirë edhe atë.
Personi i parë që mori vaksinën ishte 101-vjeçarja Edit Kvojcala.
Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se vaksina është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë dhe për ta kthyer jetën në normalitet.
Deri më tani, 1,627,103 njerëz janë infektuar në Gjermani, dhe 29,422 njerëz kanë vdekur, transmeton portal arbresh.info
Të parët në listë për marrjen e vaksinës janë personat më të vjetër se 80 vjeç, dhe njerëzit që kujdesen për anëtarët e grupeve në rrezik.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Layen, konfirmoi sot se vaksinat kundër koronavirusit janë shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së dhe se vaksinimi do të fillojë nesër.
Ajo theksoi se BE-ja ka siguruar mjaft vaksina për 450 milion qytetarë të saj dhe se ato u vunë në dispozicion të gjithë anëtarëve të BE-së në të njëjtën kohë.
Të gjitha vendet kanë marrë vaksina nga prodhuesit Pfizer dhe Biontek.
Përveç Gjermanisë, Hungaria dhe Sllovakia gjithashtu filluan vaksinimin sot./arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...