COVID-19, mbi 11 mijë raste aktive në Shkup

23:16 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, shtatë shkupjanë kanë humbur nga coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Pacientët e vdekur janë të moshës prej 68 vjet deri në moshën 84-vjeçare.

Instituti për Shëndet Publik gjatë 24 orëve të fundit po ashtu regjistroi 229 pacientë të rinj me coronavirus, ndërsa 259 të tjerë janë shëruar.

Numri i rasteve aktive në kryeqytet mbetet 11.519, ndërsa që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë infektuar 35.148 shkupjanë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme