Shtetasi i Maqedonisë së Veriut kapet me drogë në Bullgari

20:38 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Dogana bullgare ka kapur më shumë se 33 kg kanabis me vlerë prej 69,000 euro në një makinë të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Sipas BTA, makina “Kia” me targa maqedonase u ndalua në vendkalimin kufitar midis dy vendeve më 23 dhjetor. Doganierët gjatë kontrollit gjetën 76 thasë plastike me marijuhanë që ishin vendosur nën ndarjen e bagazhit dhe nën dy sediljet e përparme, transmeton alsat.

Shoferi, R.R. (58), po udhëtonte vetëm nga Republika e Maqedonisë së veriut përmes Bullgarisë për në Turqi.

Sot, me kërkesë të Prokurorisë së Qarkut – Haskovo, gjykata ka caktuar paraburgim për 58-vjeçarin R.R.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme