Google ADS

2067 nga 100 mijë banorë të infektuar me COVID-19 brenda një jave në vend

19:53 | 26 Dhjetor 2020
A Z

Grupi punues i qendrave të situatave ka bërë të ditur hartën e cila pasqyron rastet me COVID-19 për 100 mijë banorë brenda një jave në vend.

Në hartë theksohet se që nga data 17 dhjetor 2020 e deri më 23 dhjetor 2020, numrin më të lartë të të infektuarve e ka pasur Prishtina, me gjithsej 724 raste.

Pas Prishtinës, komuna e cila prin me më së shumti raste është Mitrovica me 131 dhe Podujeva me 123.

Sipas kësaj harte, nga 38 komuna gjithsej, rezultojnë 2067 të infektuar për një javë.

Gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se është bërë ndryshimi i kategorizimit të zonave në kuadër të masave të marra anti-COVID.

Sipas Zemajt, në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, në zonën e kuqe këtë javë janë vetëm 8 komuna nga trefishi i fillimmuajit dhjetor.

Në zonën e kuqe këtë javë janë: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skenderaj, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu”. /Zëri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme