Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë gjatë ditës së sotme ka kryer bastisje në 11 lokacione dhe ka arrestuar shtatë persona, nën dyshimin se kanë shitur teste të rrejshme për Covid-19.
Gjatë bastisjes policia ka konfiskuar telefonë, kompjuterë personal, lap top kompjuterë, PCR-teste negative, vula, faksimil të një noteri austriak dhe dokumente tjera, transmeton alsat.
MPB njofton se pas dokumentimit të plot të rastit do të parashtrohet padi kundër personave në fjalë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë shkelur nenin 378 nga Kodi Penal.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...