Shtatë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Sipas raportit të së shtunës, janë regjistruar 270 raste të reja, raporton Arbresh.info.
Ky është njoftimi i plotë
478 TË SHËRUAR DHE 270 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 270 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 77, 71 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (86 vjeç), Novobërdë 1 rast (74 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 478 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.134 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.966.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Vushtrri 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Prizren 8 raste, Ferizaj 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kamenicë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Viti 4 raste, Junik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Graçanicë 1 rast.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?