Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se është i kënaqur me të arriturat e skuadrës së tij në Premier League deri tani. Megjithatë, ai bën thirrje për përmirësim edhe më të madh, në mënyrë që të jetë kandidat serioz për titull kampioni.
Ekipi londinez është në vendin e pestë në tabelë me 25 pikë nga 14 ndeshje, dy më pak se vendi i dytë Leicester City.
“Jam shumë i lumtur, por ne trajnerët kërkojmë gjithmonë më shumë”, ka thënë të enjten në mbrëmje Lampardi për Sky Sports.
“Realiteti është se në fillim të këtij sezoni, ne kemi pasur disa lojtarë të rinj ndërsa disa mungonin. Kishim ngecje para sezonit. Nëse i sheh rezultatet tona të hershme, kemi pasur disa të mira e në disa paraqitje nuk ishim të mirë. Më pas, patëm një seri të mirë me shumë përmirësime, por dëshirojmë më shumë. Duam të jemi kandidat për trofe, por duhet ta pranojmë se kjo gjë duhet të bëhet hap pas hapi”, deklaroi Lampard.
Chelsea i humbi dy ndeshjet e fundit në udhëtim, tek Evertoni dhe Wolverhamptoni. “Blutë e Londrës” shpresojnë që të mos e pësojnë disfatën e tretë rresht në ligë, që do të ishte hera e parë që prej shkurtit të vitit të kaluar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...