Google ADS

Tre klubet gjigante të Superligës do t’i kryejnë përgatitjet në Antalya, Gjilani në dilemë

13:50 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Si në vitet e fundit, edhe në janar të vitit të ardhshëm, klubet kosovare synojnë që të shkojnë në Antalia të Turqisë për t’i kryer përgatitjet e fundit para fillimit të stinorit pranveror.

Por, që nga dje janë shfaqur telashet e para për ta vizituar perlën e bukur turistike sportive të Mesdheut dhe krejt kjo për shkak të pandemisë COVID-19, e cila ka shkaktuar probleme edhe në futboll.

Që nga dita e sotme, Qeveria e Republikës së Turqisë ka bërë të detyrueshme testet PCR për të gjithë personat që hyjnë në këtë vend dhe këto masa do të jenë në fuqi deri më 1 mars të vitit të ardhshëm.

“Zeri.info” raporton se klubet si Drita, Feronikeli, FC Prishtina dhe Gjilani synojnë të përgatiten për stinorin pranveror në Antalia të Turqisë.

Kampioni vjeshtor i Kosovës, Drita do t’i nis përgatitjet për stinorin pranveror më 5 janar, atëherë kur skuadra rikthehet nga pushimi.

Drejtori i klubit gjilanas, Feti Murseli ka deklaruar se pas 20 janarit, skuadra udhëton drejt Turqisë.

Pas Dritës, edhe Feronikeli dhe Prishtina synojnë që fazën përgatitore ta kryejë në Turqi, konkretisht në Antalia, ndërsa Gjilani është në dilemë përshkak të masave që ka vendosur ky shtet për turistët duke lënë të hapur edhe alternativat e tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme