Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka mbajtur sot konferencë për media.
Sekretari Uran Ismaili ka denoncuar Qeverinë e Kosovës se po nënshtrohet para strategjisë së Serbisë, e cila përmes pandemisë po cënon sovranitetin e Kosovës.
“Kjo mënyrë e depërtimit të Serbisë në Kosovë – një herë me teste, pastaj me personel shëndetësor, e sot edhe me vaksina, shpërfaq strategjinë e Serbisë, që përmes pandemisë, ta shkelë dhe dobësojë sovranitetin e Kosovës dhe ta avancojë agjendën e saj kundër shtetit tonë.”, ka thënë sekretari Uran Ismaili.
Lexoni deklaratën e plotë te sekretarit Uran Ismaili:
Vaksinimi kundër Covid-19 që ka filluar në veri të Kosovës nga Qeveria e Serbisë – është një goditje për sovranitetin e shtetit tonë dhe fyerje e rëndë për qytetarët tanë.
Kjo është hera e tretë, në pak muaj, që Serbia, në emër të pandemisë, cenon sovranitetin e shtetit tonë.
Është hera e tretë që dy Qeveritë e kaluara, Hoti dhe Kurti, u nënshtruan para veprimeve të Serbisë dhe në dëm të Republikës së Kosovës.
Kjo mënyrë e depërtimit të Serbisë në Kosovë – një herë me teste, pastaj me personel shëndetësor, e sot edhe me vaksina, shpërfaq strategjinë e Serbisë, që përmes pandemisë, ta shkelë dhe dobësojë sovranitetin e Kosovës dhe ta avancojë agjendën e saj kundër shtetit tonë.
Me tolerimin dhe me heshtjen e dy Qeverive të kaluara, hap pas hapi, Aleksandar Vucic po e portretizon Serbinë si humaniste – duke tentuar që para botës ta mbulojë të kaluarën e saj gjenocidale në Kosovë.
Është e domosdoshme që Kryeministri Hoti të sqarojë para qytetarëve të Kosovës se si Vucic nga Beogradi filloi vaksinimin e qytetarëve në veri të Kosovës?
Pse ky reagim i ngathët përballë shkeljes së sovranitetit?
Është e rëndë dhe e pafalshme të shohim se si dy Kryeministrat, Hoti dhe Kurti, u strukën para Vucicit dhe hoqën dorë nga sovraniteti shtetëror i Republikës së Kosovës, për të cilin u sakrifikua shumë, nga shumë breza.
Është irrituese për qytetarët tanë të shohin se si një Qeveri armike e Kosovës hyn në Kosovë, vaksinon kundër Covid-19, e qytetarët tjerë të Republikës së Kosovës jo vetëm që nuk kanë filluar të vaksinohen, por nuk kanë madje as më të voglën informatë se kur do të nisë vaksinimi nga shteti i Kosovës.
Duke ditur se vaksina është mënyra e vetme që i jep fund pandemisë, prioriteti më i lartë i kësaj Qeverie do të duhej të ishte sigurimi i vaksinës.
Kërkesa për një vaksinë të tillë është tejet e lartë.
Ka kohë që shtetet kanë garuar për të siguruar këtë vaksinë të rëndësishme për qytetarët e tyre.
Me mosveprimet e saj, Qeveria Hoti po rrezikon që shteti i Kosovës ta fillojë vaksinimin i fundit në Evropë dhe ta përfundojë vaksinimin i fundit në Evropë.
Në terma kohorë, i bie që vaksinimi të fillojë në vitin 2021 dhe të përfundojë dikur vonë në vitin 2022.
Qeveria Hoti, me papërgjegjësinë totale ndaj pandemisë, dhe pa plan të veprimit, po i lë qytetarët tanë të përballen pa fund me izolimin d dhe masat restriktive.
Mos-sigurimi i vaksinave për gjithë qytetarët e Kosovës ka pasoja shëndetësore dhe pasoja ekonomike gati të pallogaritshme dhe tejet të rënda.
Derisa Kosova sot ka zero vaksinim, Komisioni Evropian tashmë ka siguruar mbi 2 miliardë doza të vaksinës dhe shumica e shteteve anëtarë të BE-së kanë filluar vaksinimin.
Derisa Kosova sot ka zero vaksinim, vendet e rajonit tashmë kanë blerë vaksinat, duke iniciuar programet e vaksinimit në dhjetor dhe janar, por vetëm Qeveria e Kosovës nuk ka përgjigje të saktë se kur do të fillojë dhe kur do të përfundojë vaksinimi.
Mungesa e vaksinave, fatkeqësisht, i lë qytetarët tanë të përballen me mbylljen pa afat, i lë punëtorët shëndetësorë çdo ditë të ekspozuar ndaj rrezikut, dhe thellon krizën drejt falimentimit ekonomik.
Ky është tregues i qartë i paaftësisë, mungesës së vizionit, mungesës së përkujdesjes dhe papërgjegjësisë së plotë të këtyre njerëzve ndaj shëndetit, ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.
Është e domosdoshme që Kosova të sigurojë urgjentisht vaksinat për të gjithë popullatën, e jo vetëm për një pjesë të saj – siç po deklarohet se janë siguruar vaksina vetëm për 20 për qind të popullatës.
Është e domosdoshme që të investohet në zinxhirin ftohës dhe në trajnimet e personelit, pra që të krijohen të gjitha kushtet për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinave nëpër gjithë Kosovën.
E jo të kemi centralizim si në rastin e testeve, vetëm në Prishtinë, me radhë të gjata të pritjes.
Gjithashtu, duhet një plan i vazhdueshëm i komunikimit për t’i njoftuar të gjithë qytetarët për fazat e programit të vaksinimit, e jo siç jemi sot – kur çdo gjë është jotransparente dhe pa afate.
Mungesa e investimeve në përballje me Covid-19 nga Qeveria Hoti, po edhe Qeveria Kurti, janë dëshmi e paaftësisë dhe vizionit për t’i dhënë fund pandemisë, pasojat e së cilës i kanë bartur dhe janë duke i bartur./Arbresh.info/.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?