Hoti: Nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare kanë hyrë vaksinat në veri, do të marrim masa ndaj atyre

12:14 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka reaguar pasi dje filloi vaksinimi i qytetarëve serbë në veri të Kosovës, i organizuar nga Qeveria e Serbisë.

Kryeministri Hoti ka thënë se ata dhe as Policia kufitare nuk kanë informacione për futjen e vaksinave në Kosovë, ndërsa kanë thënë se do të marrin masa ndaj atyre që e bën të mundur këtë, shkruan Arbresh.info.

Qeveria e Kosovës bën të ditur se nuk ka asnjë të dhënë se vaksinat kundër COVID-19 kanë hyrë në mënyrë legale në veri të vendit.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë lidhur me këtë çështje, as të drejtpërdrejtë përmes Zyrave Ndërlidhëse të të dyja vendeve e as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Në bazë të informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare – legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit”.

“Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra”.

 

Fillon vaksinimi kundër COVID-19 në veri të Kosovës

Të ngjashme