Eric Garcia së shpejti do ta veshë sërish fanellën e Barcelonës.
Mbrojtja ka qenë reparti më i problematik i Barcelonës, gjatë kësaj periudhe kjo edhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar Gerard Pique, Samuel Umtiti etj.
Vëmendja e Barçës gjatë kësaj kohe ka qenë për të afruar në ekip një qendërmbrojtës, dhe mesa duket i përzgjedhuri i blaugranave është Eric Garcia.
Gazetari i njohur i merkatos, Fabricio Romano raporton se Barcelona ka arritur marrëveshjen totale me mbrojtësin dhe është 100% e sigurt se 19-vjeçari do të firmosë me klubin katalanas.
Ai do jetë i Barçës për 5 vitet e ardhshme dhe Barcelona pritet të bëjë maksimumin ta sjellë në janar mbrojtësin, në të kundërtën ai do të firmosë parakontratë me katalanasit dhe më pas do t’i bashkohet atyre në verë.
Aktualisht Eric Garcia është pjesë e Manchester City në Premier League ndërsa ka qenë pjesë e Barcelonës për 9 vite deri në 2017-ën, ku ka hedhur edhe hapat e parë si futbollist.
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë