Google ADS

Për 24 orë në Prishtinë raporton tri raste të dhunës në familje

10:47 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Për 24 orë në Prishtinë janë raportuar në tri raste të dhunës familjare.

Policia ka arrestuar tre persona të cilët kanë sulmuar fizikisht familjaret e tyre, dy prej tyre gra, raporton Arbresh.info.

Ky është njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës

DHUNË FAMILJARE

  • Qagllavicë 25.12.2020-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kanosur verbalisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
  • Prishtinë 25.12.2020-15:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje  verbale është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
  • Rr.Bill Klinton 25.12.2020, 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish bashkëshorten  e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme