Google ADS

Serbi i vetëm i Burgut të Sigurisë së Lartë, mësoi shqipen dhe pret babadimrin për Vitin e Ri

10:05 | 26 Dhjetor 2020
V. S.

I burgosuri i vetëm i nacionalitetit serb në Burgun e Sigurisë së Lartë, ka gjashtë vite që jeton prapa grilave e mureve të larta të këtij burgu.

Hyri brenda këtyre mureve para 6 viteve, e shpreson se pas tre apo 4 viteve mund të lirohet me kusht. Ai është i dënuar gjithsej me 14 vjet burg që Gjykata i’a shqiptoi për veprën penalë që kishte kryer.

32 vjeçari gjatë kësaj kohe ka mësuar gjuhën shqipe dhe vazhdon të punoj në zdrukthëtari ku edhe punon  gjëra të ndryshme.

Borisi (emëri i vërtetë i të cilit është i  njohur për redaksinë)  tregon për ditën e tij prapa grilave, prej kur zgjohet në mëngjes e deri në mbrëmje se cilat janë aktivitetet e tij.

“Dikun në 6 e gjysmë zgjohem, bëjë kafen. Masnej përgatitem për punë. Na prej pavijoneve anësor jemi prej 7 e 30 hapur, pastaj në 11 vjen buka, hajmë drekë, pastaj shkoj përsëri në punë deri në 3-4, kështu është përditë identik,  të shtune-dille pikturoj, vizatoj.”

Ndërsa sa i përket përshtatjes së mënyrës së re të jetesës prej kur është shfaqur pandemia në vendin tonë, ai thotë se tashmë veç se janë mësuar me këtë stil jetese.

“Ne tash jemi mësu, qe një vit tu i përdorë këto sene, deri tash është përditë identik”.

E për kushtet që i ofron ky burg Boris duket së është shumë i kënaqur, gjithashtu edhe për raportet me gardianët dhe pjesëtarët e tjerë aty ai thotë se është shumë i kënaqur duke përmend edhe faktin se ashtu si sillesh ti me ta edhe ata të njëjtën gjë do të bëjnë.

“Unë në tjera burge nuk kam qenë, kam qenë në Mitrovicë një vit e gjys paraburgim. Këtu si i burgosur nuk kam asnjë ankesë. Komplet çka i vyn një të burgosuri i kemi mrena institucionit. Unë po flas për vete, se qysh të sillesh ti, sillet edhe drejtoria me ty, nëse ti je i angazhuar për me kry punë, me i bo senet mirë, qashtu e ki edhe nga drejtoria, ki punë me dal pa përcjellje. Për momentin s’kam pasë asnjë telash me gardianë, sjellje korrekt as s’pom vyn ma pak, as ma shumë, qyshtu qysh osht.”

E pandemia e ka penalizuar vizitën e familjarëve të të burgosurve e cila është zëvendësuar me komunikimin me Skype, e kjo për të burgosurit edhe pse nuk mjafton, janë të kënaqur që të paktën i’u është ofruar kjo mundësi.

“Për mua kontakti fizik me familje vlen ma shumë se virtual. Virtual kurgjo nuk osht, 4-5 herë mrena mujit, nuk vlen si vizita familjare me ardh drejtpërdrejtë me fol me ta, mi pa, mi prek. Për Skype është në rregull, është mirë me pas, unë për momentin si djalë 32 vjeçar do të doja me na ofru edhe internet, me pas informata ma shumë, jo vetëm Skype.”

Edhe pse 32 vjeçar e i dënuar me burg për vepër penale, ai ende shpreh dëshirë që për festat e fundvitit dhuratat t’i marr nga babadimri.

“Pak ma shumë se zakonisht çdo ditë, do të ishte mirë që drejtoria me pas parasysh me pru babadimrin edhe me pru dhurata.”

Ai shprehet shumë i kënaqur me trajtim që merr nga stafi i gardianëve ashtu edhe nga banorët e tjerë të burgut, mirëpo nuk la pa përmend edhe trajtimin e veçantë sa i përket ushqimit që atij i ofrohet në burg pasi që i duhet diet e veçant për sëmundjen që ka.

“Unë jam i knaqun me ushqim, kam dietë dhe ushqim të veçantë për shkak të sëmundjes të cilën e kam, dhe për këtë kujdes jam shumë i kënaqun qysh po sillen ata me mua. Po mendoj, jam shumë i kënaqur as unë vetë nuk e kam prit prej ditës së parë kur kam vendos me shku në pavijonin e avansuar, as unë vetë se kam prit me pas tretman, sjellje korrekte me mua qysh e kam deri sot.”

Për 2021’tën Borisi lutet që të përfundojë situata me pandeminë dhe të mund të takojë familjarët e tij, derisa vazhdon përditshmërinë në Burgun e Sigurisë së Lartë./A.Shkodra/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme