Google ADS

A e dini ndikimin që ka djathi dhe vera në tru?

23:53 | 25 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Me rastin e festave të fundvitit, megjithëse shumë familjarë dhe miq do të mungojnë rreth tryezës, ka ende arsye për të festuar.

Në tryezën tonë gjithmonë vendin kryesorë e zë djathi dhe vera, dhe sipas një studimi ky kombinim është një gjë e mirë, transmeton portal arbresh.info

Studimi thotë se konsumi i moderuar i verës dhe djathit mund të ndihmojë në mbrojtjen e funksionit të trurit kur plakeni.

Pas mbledhjes së të dhënave dhe analizimit të hulumtimeve ushqyese dhe rezultateve të testeve njohëse të 1,500 të rriturve në Britani të Madhe gjatë një periudhe dhjetë vjeçare, studiuesit zbuluan se djathi ishte ushqimi më i përshtatshëm dhe se vera e kuqe dallohej për lidhjet e saj me përmirësimin e funksionit të trurit.

A e ka rimodeluar trurin tonë, një vit bashkëjetesë me Covid-19?

Autorët e studimi thonë se ngrënia e moderuar e djathit dhe pirja e përditshme e verës së kuqe nuk janë vetëm gjëra të mira që na ndihmojnë të përballojmë pandeminë tonë aktuale Covid-19, por edhe kanë përfitime shëndetësore.

Sipas tyre, ky kombinim ndihmon në parandalimin e plakjes së trurit, ndërsa theksojnë se kripa e tepërt që përmban djathi mund të jetë e parandalues për njerëzit që janë në fazën e parë të Alzheimerit, transmeton portali arbresh.info

Sidoqoftë, studiuesit kanë theksuar se duhen hulumtime të mëtejshmë për të kuptuar më shumë rreth kësaj./arbresh.info/

Të ngjashme