Google ADS

Isa Mustafa për flamurin dardan në Presidencë: Nuk shkon edhe me VV-në edhe me Ibrahim Rugovën

16:25 | 25 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani, sot publikoi pamje të ambientit të Presidencës, ku flamuri dardan shihej ndërsa valëvitej mes atij të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Duke qenë se flamuri dardan ishte simbol i liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, është kreu aktual i saj Isa Mustafa, i cili në një përgjigje për “klankosova.tv” këtë veprim të Vjosa Osmanit e cilësoi gënjeshtër folklorike.

“Flamuri dardan është ideuar nga kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendrës së djathtë – konservatore”.

Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta.

LVV-ja s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane. Nuk funksionon formula edhe me LVV-në dhe idetë skajshmërisht të majta edhe me Ibrahim Rugovën dhe simbolet rugoviane”.

”Është një gënjeshtër folklorike!”, përfundon Mustafa, njofton “Klan Kosova”.

 

Isa Mustufa nesër mbledh kryesinë, diskuton emrin për kandidat për kryeministër

 

Osmani e vendos flamurin e Dardanisë në oborrin e Presidencës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme