Google ADS

Ohri në listën e zonave të rrezikuara, UNESKO publikon raportin në janar

15:13 | 25 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ohri pritet të jetë në listën e zezë të zonave të rrezikuara nën mbrojtjen e UNESKO-s pasi nuk janë përmbushur disa nga rekomandimet e misionit reaktiv të Organizatës botërore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Raporti i UNESKO-s është gati dhe pritet të bëhet publik në janar. Të njëjtin e presin edhe autoritetet lokale.

“Pyetja tani nuk është nëse Ohri do të mbetet anëtar i regjistruar në listën e UNESKO-s, por do të vihet në listën e rrezikut, që do të thotë që ne do të duhet t’i qasemi problemeve më shpejt” – tha Konstantin Gjeorgjievski- kryetar i Ohrit.

Kryetari i komunës pranon se shumë nga detyrimet janë vonuar.

“Jemi vonë me vlerësimin strategjik të ndikimit ndaj mjedis, ndërtesave ilegale, jemi vonuar me largimin e objekteve të paligjshme, sepse është një nga proceset më të komplikuara, të shtrenjta dhe komplekse. Jemi vonë me zgjidhjen e deponisë Bukovo. Jemi vonë në miratimin e planeve urbanistike” – u shpreh Konstantin Gjeorgjievski- kryetar i Ohrit.

Aktivistët civil thonë se në vend që të humbnin kohë për të bindur opinionin se rajoni mbrohet, institucionet duhet të kishin punuar intensivisht për t’iu përmbajtur rekomandimeve të UNESCO-s.

“Rajoni duhet të zhvendoset në listën e trashëgimisë së rrezikuar botërore, sepse në fakt atje e ka vendin, për shkak të shkallës së shkatërrimit dhe qëndrimit injorant të autoriteteve maqedonase” -deklaroi Dragana Velkovska-Ohër SOS.

Shteti kishte afat deri në shkurt të këtij viti që të përgjigjet pozitivisht ndaj vërejtjeve të UNESKO-s nga takimi në Baku para një viti kurse përparimi pritej të rishikohej këtë verë në Kinë, por për shkak të pandemisë nuk u mbajt./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme