Ndryshon kategorizimi i komunave sipas rasteve me COVID-19, vetëm tetë në zonën e kuqe

14:17 | 25 Dhjetor 2020
A Z

Ka ndryshuar kategorizimi i komunave sipas rasteve të kësaj jave me koronavirus.

Këtë e ka bër të ditur ministri i Shëndetësisë, përmes një postimi në Facebook.

“Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetem 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor.Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku”, ka shkruar Zemaj.

Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdoj, ndersa kujdesi duhet të rritet.

Gjatë 24 orëve të fundit, Zemaj ka shkruar se nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 538 persona e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Të ngjashme